AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 14:37

Skënderbeu pret Dinamon e Kievit, “ujqërit” stërviten në dëborë (Video)

Skënderbeu pret Dinamon e Kievit, “ujqërit” stërviten

Skënderbeu do të luajë të enjten – 23 nëntor (21:05)- ndeshjen e kthimit me ukrainasit e Dinamos së Kievit, takim i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Lojtarët nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja po stërviten edhe në kushtet kur fusha është e mbuluar me borë, siç e tregojnë edhe pamjet e kësaj videoje.

Në rast në Kiev, korçarët humbën 3-1, ata nuk njohin humbje në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Pas katër ndeshjeve të para, Skënderbeu ka dy pikë.

TPZ.AL

[embed]https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/videos/1526866667351049/[/embed]