TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri që ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve.
Ndërhyrja e forcave të emergjencës po vështirësohet nga terreni i thyer, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Në një reagim për situatën, kryetarja e Bashkisë Vlorë, Vlora Mersini, bëri të ditur se aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat, pasi në afërsi të vatrës së zjarrit nuk ka zona të banuara.
“Aktualisht nuk paraqet rrezik duke mos pasur banesa përreth. Të gjitha forcat e emergjencës janë në terren, në gatishmëri të plotë, pavarësisht vështirësive të ndërhyrjes për shkak të terrenit të thyer.
Situata po ndiqet në vazhdimësi dhe forcat do të qëndrojnë në terren për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e banuara”, tha Mersini.
Forcat e emergjencës vijojnë të jenë në terren dhe po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.
Kryebashkiakja u ka bërë thirrje gjithashtu banorëve të zonës që të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës gjatë operacioneve.
Zona e Shashicës ndodhet rreth 8 kilometra nga qyteti i Vlorës.