AKTUALITET, 27 August 2026, 20:59

Tragjike në Lezhë/ Makina përplas 12-vjeçarin me monopatinë! I mituri humb jetën rrugës për spital

Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër.

I mituri po lëvizte me një monopatinë kur është përplasur nga  një automjet tip “Audi”. Përplasja ka qenë e fortë dhe makina ka përfunduar në kanal. 

12-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.