TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, u shpreh me tone të ashpra ndaj ish-aleatit Endri Shabani, në zgjedhjet e kaluara parlamentare, pas të cilave u bë Avokat i Popullit. Ai e cilësoi atë një surrogato që u shit te pushteti.
“Unë personalisht kam hyrë në politikë në këtë për të sjellë një frymë tjetër, sigurisht është mësuar një lloj qenërie tjetër, por unë kërkoj ta shtyj jetën publike drejt bashkëpunimit. Politika nuk mund të jetë mundësia e një grupi egoistësh që bëjnë karrierë dhe llogje në banaqe televizive dhe se si mund të përmirësojnë jetën e tyre.
Për mua politika duhet të jetë për njerëzit, për fermerët të cilët janë në fushë dhe nuk marrin subvencione dhe ata nuk kanë kohë që Lapaj a dikush tjetër ta udhëheqë Shqipërinë.
Për mua politika duhet të jetë shpresa edhe për atë pacientin e spitalit onkologjik që nuk ka ilaçe.
Politika për mua është që fëmijët të mos ikin më nga Shqipëria. Sot mosha mesatare ka shkuar 45 vjeç. Nëse presim që Shqipërinë ta bëjmë vetëm, nuk ka më popull. Sot po lindin 23 mijë, po vdesin 23 mijë. Ky vend nuk do të ekzistojë më pas 30 vitesh.
Ne që jemi këtu, a mund t’u japim shpresë njerëzve, një rreze drite, që të thonë se po, ka djem që lënë mënjanë egon për të rrëzuar një regjim që po rrezikon atdheun? Atdheu është më i rëndësishëm se ne.
Ju më thoni mua që del një surrogato që shkon e shitet te pushteti, e të mbaj unë përgjegjësi. Ti duhet të më thuash: “Bravo, Adriatik, që nuk pranove të shkoje zv.kryeministër”. Refuzova dy herë kryeministrin. Edhe sot më vijnë dhe u them përherë JO. Doni ta mendoni politikën si snobizëm? Hajde ta pranojmë”- u shpreh Lapaj.