AKTUALITET, 5 November 2026, 22:11

“Ndër kundërshtarët e përbetuar të Martinajt”, Lala flet për pretencën e SPAK ndaj Leonard Dukës

“Ndër kundërshtarët e përbetuar të

Gazetarja Klodiana Lala, duke dhënë detaje për pretencën për të akuzuarve për dosjen “Plumbi i Artë” dhe "Revanshi", sot nga SPAK, u ndal te Leonard Duka, i konsideruar si kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt. Lala tha se zhdukja e Martinajt u bë me bekimin e strukturave shtetërore.  

“Leonard Duka është konsideruar si kreu i grupit kriminal Duka, ndër kundërshtarët e përbetuar të Martinajt. Prokuroria ka zbuluar disa plane për të kryer vrasjen e Martinajt. Pra i ka të evidentuar klanet në përplasje me Martinajn. Ndërkohë që kërkohet pretenca për disa krerë të grupeve kriminale dhe vetë Martinajn e kanë akoma të pandehur, por për zhdukjen nuk ka bërë asnjë përpjekje. 

Këtu vijmë te teza, fakti që zhdukjen e Martinajt e mban një prokurori e vogël, ngrihen dyshime të forta që nuk është ngjarje e disa grupimeve kriminale që vendosën të zhdukin një kundërshtar të tyre. Për shkak të lidhjeve të Martinajt, duket, dhe nisur edhe nga momente të tjera, fakti që kishte rekrutuar brenda forcave operacionale, të lë të dyshosh që është zhdukur me bekimin e strukturave shtetërore. 

U rrëmbye nga persona me veshje të forcave të rendit. Pa i vënë gishtin askujt, por prokurroia nuk po bën përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Që mund të sillte edhe hetim tjetër”.