TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Flogert Muça, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se Erion Veliaj po përpiqet të dëmtojë Edi Ramën në zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke tentuar t'i djegë kandidaturën e Arbër Hajdarit, të cilin e përmendi si person që Rama kërkon t'i delegohet detyra e kryetarit të Bashkisë.
"Gongu bie kot për Gogun, sepse është Edi Rama.
Veliaj ka një strategji juridike dhe politike. Ka ngritur disa kurthe. Klodi tha se ka hetime që nuk jemi në dijeni për to. Veliaj në një nga pikat e letrës thotë se Rama instrukton prokurorët se çfarë të bëjnë me mua. Nëse do të dalë ky hetim i ri, në atë moment Veliaj do të thotë, ja vazhdon persekutimi im. Nëse nuk ndodh, do të thotë e parandalova. Nga ana politike, Veliaj i ka vrarë Ramës kandidatin për kryetar Bashkie. E ka ekzekutuar.
Nuk e di nëse Rama i ka çuar fjalë nëpërmjet Tonit për ti deleguar detyrën, por di që Veliaj ka mjaftueshëm informacion që emri i Arbërit mund të jetë një nga emrat në tavolinë. Ai e ka ekzekutuar duke i nxjerrë emrin.
Nëse del nesër Arbëri kandidat, i jep të drejtë Veliajt. Nëse nuk ndodh, ai thotë epo e thashë unë.
Është edhe strategji juridike për tu konsoliduar si viktimë dhe i persekutuar, por edhe lëvizje politike që dëmton Ramën në zgjedhjet e 2027. Veliaj po punon për rrugën drejt Strasburgut.
Ai bëhet kokëçarës. Ne po e diskuotjmë sonte atë. Po të përmend një emër tjetër që është në burg, gëzohet, sepse nuk duan të jenë të harruar", tha ndër të tjera Muça.