AKTUALITET, 11 Nëntor 2017, 22:05

Dasma në Prishtinë, familja presidenciale Meta e ftuara speciale e kryeministrit Haradinaj

Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën, e lidh një miqësi e fortë dhe e hershme me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe: Familja presidenciale e Shqipërisë është e ftuara speciale në dasmën e dy të rinjve kosovarë: Hanës dhe Binit.

“Hana dhe Bini sot martohen dhe jeta e tyre do të ndryshojë. Ata zgjodhën të jetojnë të lumtur përgjithmonë. Zoti i bekoftë!”, shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit Meta, e cila ka postuar edhe dy foto në faqen e saj zyrtare në Facebook.

 

Në të parën, janë Iliri dhe Monika, së bashku edhe me një nga vajzat e tyre, Borën, së bashku edhe kryeministrin Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anita. Në të dytën, janë Meta, Kryemadhi dhe çifti: Hana dhe Bini.

Sa për pak gossip, Ramush Haradinaj është i martuar me spikeren e lajmeve te RTK-së Anita Haradinaj. Ata kanë tre fëmijë: dy djem, Gjinin dhe Trimin, si dhe një vajzë, Hanën.

Fotot: kur martohej Ramush Haradinaj

 

TPZ.AL