AKTUALITET, 11 Nëntor 2017, 15:47

Basha: Rama, Tahiri dhe Xhafaj e kanë mbushur policinë me trafikantë droge

Basha: Rama, Tahiri dhe Xhafaj e kanë mbushur policinë me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin Rama dhe dy titullarët e fundit socialistë të Ministrisë së Brendshme,  se e kanë mbushur policinë me trafikantë droge.

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias”, shkruan Basha në statusin e tij në Facebook.

 

STATUSI I PLOTË

RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”