AKTUALITET, 11 Nëntor 2017, 19:16

Në Shqipëri ka grupe të frikshme droge, Habilajt janë "lule" para tyre

Në Shqipëri ka grupe të frikshme droge, Habilajt janë

Ervin Salianji, deputeti demokrat, u shpreh se në Shqipëri ka disa grupe shumë herë më të mëdha, që trafikojnë drogë. Sipas tij, Habilajt nuk janë gjë përpara tyre, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe emra të tjerë të botës së krimit.

Salianji shtoi gjithashtu, se në Shqipëri po qarkullon shumë hashash, këtë e tregon edhe çmimi i kësa lënde narkotike, që nuk i kalon 100 euro për kg.

https://youtu.be/LaC8R_8iy94

Pjesë nga intervista:

Salianji: Po ju them që Habilajt janë lule do duken në krahasim me grupet e mëdha që funksionojnë në Shqipëri edhe në Vlorë, ku janë të përfshirë këta ministra të kabinetit Rama.

Gazetari: Cila është tani gjendja e kanabisit nëse do ti benim një fotografi situatës aktuale?

Salianji: Shiko dy fakte janë që I njohin dhe strukturat shtetërore, së pari çmimi i kanabisit ka rënë në kufijtë e 100 eurove, që është disa herë më i ulët kjo tregon që ka një masivitet të kanabisit që është në qarkullim. Së dyti nga të dhënat që disponoj nga qytetarët, të gjitha magazinat janë plot me kanabis, të gjitha magazinat private apo shtetërore dhe magazinat e ushtrisë apo tunelet, e ushtrisë përdoren për magazinimin e kanabisit. Pra, situata është shumë e rëndë. Tani nuk ka parcela që janë të mbjella që t'i tregojmë prapë. Tani është sezoni i tharjes dhe përgatitjes për transport.

Në Itali po bëhet nami me kapje kanabisi, dhe ju që i keni pasqyruar në lajmet tuaja në Shqipëri duket sikur po bëhet nami në fakt asgjë nuk po bëhet, po bëhet vetëm show mediatik. Ka zero grupe të strukturuara kriminale të arrestuara nga policia shqiptare, ka zero trafikantë të mëdhenj të arrestuar, ka vetëm njerëz që kapen, që janë prashitës, ujitës ose transportues, shoferë, pra nuk ka as njerëz që kanë në pronësi toka. Dje miratuan një ligj që shtyn regjistrimin e tokave bujqësore për të mos identifikuar kultivuesit e vërtet.

/TPZ.AL/J.O/