AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 09:03

VIDEO/ Salianji tregon sherrin me Ndreun: Është dordolec që nuk tremb as zogjtë!

VIDEO/ Salianji tregon sherrin me Ndreun: Është dordolec që nuk

Pak ditë më parë, në komisionin e Sigurisë, deputeti Ervin Salianji replikoi deri në ofendime dhe kërcënime me deputetin socialist Pjerin Ndreu. Salianji thotë se nuk është kërcënuar jashtë dyerve të komisionit, por e cilëson deputetin Ndreu si një dordolec që nuk tremb as zogjtë.

VIDEO:

https://youtu.be/bcD7IGK0Kp8

Pjesë nga intervista:

Ju keni pasur një debat me deputetin Pjerin Ndreu, çfarë ndodhi jashtë kamerave?

Asgjë nuk ndodhi ata janë njerëz të sjell në parlament për atë arsye nga Edi Rama, i ka sjell në parlament për këtë shkak ,nuk di ndonjë kontribut tjetër të tyrin. Janë njerëz të nxjerr jashtë policisë së shtetit nga Partia Socialiste. Ata vijnë aty të bëjnë shoë, asgjë nuk ndodh jashtë, as aty nuk do ndodhte gjë. Thjesht është i rëndë agresioni me fjalë. Por dordoleca si këta nuk trembin as zogj, por agresioni dhe mënyra e të folurit i një të zgjedhuri sidomos në parlament që supozohet të jetë tempulli edhe i rrahjes së mendimeve, dhe dhënies së alternativave e bën ngjarjen të rëndë. Por nuk ka ndodhur asgjë.

Çfarë ju tha konkretisht jashtë një frazë?

Asgjë smë tha, si mund ti shkojë nëpërmend të më thotë gjë jashtë, fare, zero? Debati ka qënë aty dhe këta e bëjnë për mediat dhe për ti treguar Ramës që janë aty për ta mbrojtur, jemi këtu për të bërë ndonjë zhurmë. Por në fakt nuk e mbrojnë vetëm e dëmtojnë, dhe i tregojnë fytyrën e vërtet të qeverisë. Qeveria dhe Edi Rama e mban pushtetin me banditë që i mbledhin vota në rrugë dhe me banditë në parlament. Kjo është situata... Se aty nuk është puna ça më tha jashtë se i thashë unë hajde dalim nga lagja ime ose ai mua hajde dalim nga lagja e tij. Nuk jemi në këtë situatë në parlament, parlamenti kërkon argumenta, këto të tjerat i kemi kaluar që 13 vjeç.

/TPZ.AL/J.O