AKTUALITET, 14 September 2026, 13:04

“Damkën ia la Ramës”, Berisha: Marco Rubio nuk e uroi për fitoren, zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit tha se ‘ai uron ata që bëjnë zgjedhje të lira’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se  Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nuk e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në konferencën pas kthimit nga SHBA, Berisha tha se gazetarët e kishin pyetur zëdhënësin e Departamentit amerikan të Shtetit se përse Rubio nuk kishte uruar kryeministrin shqiptar.

Sipas Berishës, përgjigjja e zëdhënësit amerikan ka qenë se Sekretari i Shtetit uron ata që zhvillojnë zgjedhje të lira.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio nuk e uroi për fitoren e zgjedhjeve padrionon dhe kur gazetarët e pyetën “pse nuk e uroi sekretari?” Zëdhënësi u përgjigj se sekretari uron ata që bëjnë zgjedhje të lira. Ia damkën Edi Ramës”, tha Sali Berisha.