TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të kontratës së koncesionit për kryerjen e check-up nga qytetarët, ky shërbim tanimë ofrohet nga shteti nëpërmjet Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore. Në fund të muajit gusht, qendrave shëndetësore u ka mbërritur edhe udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë se si do të funksionojë ky shërbim dhe përgjegjësitë që ka secila strukturë shëndetësore.
Por që në nisje duket se kanë lindur probleme. Nëpër qendra shëndetësore nuk ka mjaftueshëm kite për realizimin e check-up-it. Ndonëse më parë, kur ky shërbim ofrohej me koncesion, mjekët e familjes ishin nën presion për të realizuar sa më shumë check-up-e në ditë, tanimë janë nën presion që të realizojnë sa më pak.
Nëpër qendra shëndetësore dërgohet një numër i kufizuar kitesh, sa mjekët janë në vështirësi përballë fluksit të kërkesave për të marrë falas këtë shërbim. Si procedurë, qytetarët njoftohen nëpërmjet telefonit nga infermieret për t’u paraqitur për check-up dhe aktualisht, në një qendër shëndetësore, kryhen vetëm 5-7 në ditë dhe jo më shumë.
Me përfundimin e kontratës së kompanisë koncesionare është zgjeruar fash[a] moshore e personave që mund të kryejnë check-up falas, nga 35 vjeç e lart, pra hiqet kufiri deri në 70 vjeç. Kjo ka rritur numrin e kërkesave nga ata të cilët janë mbi këtë moshë, por nuk mund të paraqiten në qendër shëndetësore kur duan ata, vetëm pas telefonatës që nuk dihet se kur do të jetë, për shkak të numrit të kufizuar të kiteve me të cilat furnizohen qendrat shëndetësore.