TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si kryhen emërimet dhe merren vendimet brenda forcës politike ku bën pjesë.
Braçe u shpreh se nuk është dakord me mënyrën e përzgjedhjeve dhe emërimeve në Partinë Socialiste, duke theksuar se ky problem, sipas tij, reflektohet edhe në protestat që zhvillohen në bulevard.
“Kisha një reflektim timin për protestën, për atë që ndjej unë nga protesta, për atë që duhet të ndryshojmë ne dhe, natyrisht, cili është problemi që kemi aty brenda. Normalisht, u banalizua gjithçka që thashë me idenë se ‘Rama dhe Braçe u zunë për plehrat e Tiranës’. Ndërkohë që edhe kësaj radhe ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se si zgjedhim dhe me mënyrën se si vendosim”, tha Braçe.
Sipas deputetit socialist, mënyra e funksionimit të këtyre proceseve brenda partisë përbën një problem të rëndësishëm, i cili më pas reflektohet edhe jashtë saj.
“Është një problem i madh, sepse këto elemente që nuk funksionojnë në PS janë edhe problemi i sheshit. Mënyra se si vendosim brenda vetes është problemi edhe aty jashtë”, u shpreh Braçe.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur brenda Partisë Socialiste vijojnë diskutimet për mënyrën e organizimit të strukturave dhe procesin e marrjes së vendimeve.