BOTA, 2 Tetor 2022, 23:17

Zgjedhjet në Brazil/ “Betejë” mes Presidentit aktual Bolsonaro dhe ish-kreut të shtetit, ja kur pritet të dalin rezultatet

Zgjedhjet në Brazil/ “Betejë” mes Presidentit aktual

Ka përfunduar votimi në zgjedhjet Presidenciale në Brazil. Votimet janë mbyllur në orën 17:00 sipas orës lokale.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit presidenciale, votimi ka përfunduar në të njëjtën kohë në katër zona të ndryshme kohore të Brazilit. Votimi u bë në mënyrë elektronike dhe pritet që rezultatet të dalin brenda një kohë të shkurtër.

Sipas BBC, nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave të vlefshme, më pas zgjedhjet kalojnë në balotazh.

Dy kandidatët kryesorë janë Presidenti aktual Jair Bolsonaro dhe ish-Presidenti Luiz Inácio ‘Lula’ da Silva, që kërkon të rimarrë këtë post.

67-vjeçari i ekstremit të djathtë, Bolsonaro është përballur me kritika të shumta gjatë presidencës së tij. Ai është cilësuar si përgjegjës për shkatërrimin e pyjeve tropikale të Amazonës. Kritikët thonë se Gjykata e Lartë është fuqizuar gjatë kohës që Bolsonaro ka qenë në pushtet, në atë pikë sa ka shkuar përtej kompetencave të saj.