BOTA, 2 Tetor 2022, 14:36

I gjetën vendndodhjen në rrjetet sociale dhe e qëlluan për vdekje gjatë grabitjes, baba e bir arrestohen për vrasjen e reperit në restorant

I gjetën vendndodhjen në rrjetet sociale dhe e qëlluan për

Një baba dhe djali i tij adoleshent janë akuzuar për vrasjen e reperit PnB Rock gjatë një grabitjeje në një restorant në Los Anxhelos.

Në pranga kanë rënë Freddie Lee Trone, 40 vjeç, dhe djali i tij adoleshent 17 vjeç. Trone u arrestuar nga FBI në Las Vegas të enjten dhe do të futet në burg atje në pritje të ekstradimit në Los Angeles.

PnB Rock, 30 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Hasheem Allen, u qëllua disa herë me armë më 12 shtator në Roscoe’s House of Chicken ‘N Waffles teksa po darkonte me të dashurën e tij.

Reperi PnB Rock zbuloi vendndodhjen e tij në rrjetet sociale dhe autorët e gjurmuan. Pasi e qëlluan për vdekje, ata i morën bizhuteritë me vlerë që 30-vjeçari kishte me vete.

Shefja e Departamentit të Policisë në Los Anxhelos, Kelly Muniz tha se autori iu afrua çiftit brenda Roscoe’s House of Chicken and Waffles dhe kërkoi që ata t’i jepnin sendet personale.

Ajo u tha gazetarëve në vendngjarje se pati një debat verbal përpara se viktima të qëllohej disa herë dhe të binte në dysheme.

I dyshuari më pas “i hoqi sendet viktimës” dhe u largua me vrap drejt një veture që po e priste për tu larguar nga vendngjarja.

Dyshohet se autorët gjetën vendndodhjen e tij për shkak të një postimi në rrjetin social të reperit.