TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria amerikane publikoi pamjet e një avioni luftarak rus duke rrëzuar një dron amerikan mbi Detin e Zi.
Në video shihet qartë konflikti në ajër, i cili siç pretendon Pentagoni ka zgjatur rreth 40 minuta, shkruan Eucom.
Kujtojmë se dje, për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, avionët amerikanë dhe rusë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë fizik. Përkatësisht, një avion luftarak rus mbi Detin e Zi rrëzoi një dron amerikan MQ-9 Ripper - një armë që përdoret kryesisht për qëllime të inteligjencës.
Sipas autoriteteve amerikane, MQ-9 Ripper ishte duke kryer operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur një avion rus Su-27 fluturoi qëllimisht përpara tij dhe hodhi karburant mbi të.
Videoja nga droni më pas prishet ndërsa avioni luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, duke dëmtuar helikën dhe në fund duke detyruar SHBA-në të rrëzojë dronin në Detin e Zi. Rusia ka mohuar të ketë ndodhur një përplasje.
JUST IN - U.S. releases a video showing the collision of the Russian fighter jet with the MQ-9 Reaper drone over the Black Sea. pic.twitter.com/g3KxbC7Zaf
— Nicholas Veniamin (@nickveniamin) March 16, 2023