BOTA, 16 Mars 2023, 11:04

Pas 12 vitesh “inate” udhëheqësi i Koresë së Jugut udhëton për në Japoni

Pas 12 vitesh “inate” udhëheqësi i Koresë së

CNN

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u takua me homologun e tij japonez në Tokio të enjten në një samit për rregullimin e marrëdhënieve mes tyre pas një distancimi dhe ngrirje të bashkëpunimit prej gati 12 vitesh mes tyre.

Ky takim ka në fokus edhe kërcënimet në rritje nga Korea e Veriut dhe Kina.

Këto sfida të përbashkëta të sigurisë u shfaqën qartë vetëm disa orë para udhëtimit, kur Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi në ujërat jashtë bregut lindor të Gadishullit Korean – lëshimi i katërt i raketës balistike ndërkontinentale në më pak se një vit.

Sekretari kryesor i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno dënoi veprimet e fundit, duke e quajtur atë një "akt të pamatur" që "kërcënon paqen dhe sigurinë e vendit tonë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar".

Samiti mes Yoon dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida është një hap vendimtar për të rregulluar lidhjet e prishura pas dekadash mosmarrëveshjesh dhe mosbesimi që ushqenin dy aleatët vendimtarë të SHBA-së në Azi.

Zyra e Yoon e ka përshëndetur atë "një moment historik të rëndësishëm" në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Dy fqinjët e Azisë Lindore kanë një histori të gjatë të armiqësisë, që daton që nga pushtimi kolonial japonez i Gadishullit Korean një shekull më parë.

Të dy marrëdhëniet u normalizuan në vitin 1965, por mosmarrëveshjet historike të pazgjidhura kanë vazhduar të acarohen, veçanërisht për përdorimin e punës së detyruar nga Japonia koloniale dhe të ashtuquajturat skllavet e seksit.

Në vitet e fundit, marrëdhëniet shpesh të tensionuara kanë minuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të paraqitur një front të bashkuar kundër Koresë së Veriut – dhe vendosmërinë në rritje të Pekinit.

Tani, dy aleatët më të rëndësishëm të rajonit për SHBA-në duken të gatshëm për të kthyer një faqe të re./ Eraldo Stafuka/