BOTA, 15 Mars 2023, 12:59

VIDEO/ Përmbytje në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi, raportohet për pesë viktima

VIDEO/ Përmbytje në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi,

Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 i shkallës Rihter i po jetojnë momente tragjike  pas reshjeve të dendura të orëve të fundit që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Zonat më të goditura ishin Sanliurfa , ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman , ku një person humbi jetën nga përmbytjet.

Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, reshjet përmbytën kampet  në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas stuhive vdekjeprurëse të shkurtit.