TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vdekjes tronditëse të Diogo Jota dhe vëllait të tij, një tjetër ngjarje ka tronditur futbollin evropian.
Sulmuesi i ri, Ksawery Jezewski lojtar i ekipit U-17 të Legia Varshavës dhe ekipit kombëtar polak, ka mbetur i plagosur nga një aksident me makinë.
Nga ky aksident nuk ia ka dalë motra e tij e madhe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Gjithçka ndodhi pranë qytetit të Płockut, me makinën që doli nga rruga dhe goditi një pemë. Shërbimet e urgjencës reaguan shpejt, por për fat të keq, vajza ndërroi jetë në vendngjarje.
“Bordi drejtues, punonjësit e klubit, shokët dhe trajnerët e Akademisë janë shumë pranë prindërve të Ksawery-t dhe i bashkohen dhimbjes së tyre. Do t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme lojtarit tonë dhe familjes së tij – thuhet në deklaratë. – Ksawery, i gjithë klubi është me ty”- shkruan klubi i Legias së Varshavës.
Jezewski, i cili ishte në rrugën e duhur për t’u bërë emër i madh në futbollin polak, tani po lufton për jetën e tij, ndërsa familja vajton humbjen e madhe të vajzës.
Zawodnik Legii U17 Ksawery Jeżewski znajduje się w szpitalu w ciężkim stanie po tragicznym wypadku samochodowym, w którym zginęła jego siostra. Zarząd, pracownicy klubu, koledzy i trenerzy z Akademii składają najszczersze wyrazy współczucia rodzicom Ksawerego i łączą się z nimi w… pic.twitter.com/qZ5bwUg7m8
— Akademia Legii (@Akademia_Legii) July 3, 2025