BOTA, 6 Korrik 2025, 11:05

Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

Angela Merkel rikujtoi një moment të veçantë nga marsi i vitit 2017, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me atëherë presidentin amerikan, Donald Trump.

Ajo tregoi se në atë takim, kur i ofroi dorën për t’i shtrënguar, Trumpi refuzoi ta bëjë këtë, duke lënë një përshtypje të çuditshme dhe të papritur.

Ish-kancelarja gjermane tha për mediat se ajo e kishte thënë me sinqeritet “Donald, ne duhet të shtrëngojmë dorën,” por Trumpi qëndroi i palëvizshëm.

Ajo theksoi se ky veprim nuk ishte thjesht një mungesë mirësjelljeje, por një mënyrë për të tërhequr vëmendjen në mënyrë të qëllimshme, shkruan politico.

Sipas Merkelit, Trump kishte dëshirë të dilte në qendër të vëmendjes dhe të shpërqendronte të tjerët nga temat më të rëndësishme.

“Kjo është ajo që ai dëshiron: të shpërqendrojë dhe të bëjë që të gjithë të shikojnë vetëm atë”, tha ajo.

Ky incident përfaqësonte një nga shumë momentet kur stili dhe sjellja e 79vjeçarit u përplasën me protokollet dhe pritshmëritë tradicionale diplomatike, duke shkaktuar mjaft debate dhe diskutime në skenën ndërkombëtare.

Merkel, e njohur për qetësinë dhe diplomacinë e saj, me këtë rrëfim u përpoq të ilustronte mënyrën unike dhe shpesh të papritur se si Trump operonte në marrëdhëniet ndërkombëtare.