TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur në një takim urgjent ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës për të diskutuar sa i takon shpërthimit të tubacioneve të gazit Nord Stream.
Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës dhe të dy vendet ngrenë dyshimet se ishin të qëllimshme, por ende nuk është përcaktuar se kush është përgjegjës. Të dy vendet dhe Gjermania po hetojnë ngjarjen.
Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë i akuzoi të tre për zvarritje të qëllimshme dhe përpjekje për të fshehur se kush qëndron pas shpërthimeve. Ajo tha se ishte e pakënaqur për atë që e quajti natyrën e errët të hetimit dhe refuzimin e saj për t’u angazhuar me Rusinë.