TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka qenë në aktivitet prej ditësh duke lëshuar llavë e hi në qiellin pranë Katanias në Siçili, ashtu si dhe vullkani më i vogël Stromboli që gjithashtu është në flakë në brigjet veriore të ishullit.
Etna, vullkani më i lartë në Evropë me rreth 3500 meta lartësi është në aktivitetet prej të paktën 24 orësh teksa imazhe spektakolare vinin krateri i tij më i madh, tha agjencia Reuters.
Aktiviteti sizmik ka shtyrë dhjetra fluturime në aeroportin vendas drejt destinacioneve në Itali si Romë, Venecia, Pisa, Bergamo, Milano e Napoli.
‘Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia’ (INGV) të cilët studiojnë aktivitetin e Etna thanë se situata paraqitet e paqëndrueshme, dhe se një rritje graduale aktiviteti parashikohet gjithashtu për Stromboli, në kraterin Voragine.