TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i Hollywood-it dhe donator i Partisë Demokratike, George Clooney, ka shkruar një op-ed përçmues në New York Times, duke kërkuar nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të heqë dorë nga fushata e tij për rizgjedhje.
“Është shkatërruese ta them, por Joe Biden-i me të cilin isha tre javë më parë në një mbledhje fondesh, nuk ishte Joe ‘gjëja e madhe’ Biden-i i vitit 2010. Ai nuk ishte as Biden-i i vitit 2020. Ai ishte i njëjti njeri që të gjithë ne pamë në debat”, shkruan Clooney.
Clooney pastaj thotë se Biden mund të ketë qenë i lodhur dhe të ketë pasur një të ftohtë gjatë debatit, por “udhëheqësit e partisë sonë duhet të ndalojnë së thëni se 51 milionë njerëz nuk panë atë që ne sapo pamë”.
Ai thotë se një intervistë që Biden dha disa ditë pas debatit vetëm sa e përforcoi këtë imazh.
“A është e drejtë të theksohen këto gjëra? Duhet të jetë”, shton Clooney, para se të thotë se “Nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”.