Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë gjatë samitit të NATO-s, ku prezantoi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si "Presidenti Putin".
"Zonja dhe zotërinj, Presidenti Putin," tha ai.
Pavarësisht se Biden e korrigjoi gabimin, të pranishmit në sallë mbetën të shtangur.
Biden ka patur një seri gafash që kulmuan me debatin që zhvilloi me Donald Trump, i cili u pa gjerësisht si një performancë mjaft e dobët e tij.
Ditët e fundit, janë shtuar thirrja brenda kampit demokrat për zëvendësimin e tij si kandidat për një mandat të dytë.