TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kremlini ka reaguar pas gafës së radhës nga Presidenti amerikan Joe Biden, i cili iu referua Presidentit ukrainas Zelensky si “Presidenti Putin”.
Biden foli me detaje për çështje gjeopolitike, por gjithçka u la në hije kur gabimisht prezantoi Volodymyr Zelenskyy si “Presidentin Putin”, përpara se të korrigjonte shpejt gabimin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Ne vumë re se e gjithë bota i kushtoi vëmendje asaj që ndodhi dhe nuk mund të ketë asnjë koment këtu, por është e qartë se ajo ishte një rrëshqitje e gojës.
“Është e kuptueshme që ata ndoshta kanë marrë një rezonancë kaq të gjerë duke pasur parasysh kontekstin e diskutimeve të brendshme politike që ne po shohim tani në SHBA, por kjo nuk është tema jonë, është një temë e brendshme e SHBA-së. Ai shtoi se Kremlini kishte marrë parasysh ato që i quajti komente mosrespektuese që Biden bëri për Putinin. “Ne vazhdojmë ta konsiderojmë sjellje absolutisht të papranueshme dhe të palejueshme që një kreu i shtetit të bëjë komente të tilla ndaj krerëve të tjerë të shtetit”, duke iu referuar një momenti ku Biden iu referua Putinit si “një i çmendur vrasës”.