TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamje të frikshme pranë një aeorporti në New York kur dy avionë rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin.
Delta Connection, me 80 pasagjerë, po ngrihej nga aeroporti Syracuse Hancock në të njëjtën kohë që një avioni i American Eagle po ulej të hënën paradite.
Në pikën më kritike, dy avionët ishim vetëm 221 metër larg njëri-tjetrit, por pilotët ia dolën të shmangnin një përplasje që do të rezultonte fatale.
I gjithë momenti u filmua nga kamerat e një polici, ndërsa në pamje duket dhe kolegia e tij që shtanget teksa sheh ngjarjen.
“Një kontrollor i trafikut ajror udhëzoi PSA Airlines 5511 të vazhdonte të lëvizte në Aeroportin Ndërkombëtar të Syracuse Hancock për ta mbajtur atë të ndarë nga një avion që po nisej në të njëjtën pistë” tha një zëdhënës i agjencisë qeveritare. Administrata Federale e Aviacionit nisi menjëherë hetimin për ngjarjen.