BOTA, 3 Tetor 2022, 09:50

Pushtimi rus/ Zelensky: Kemi shënuar përparime në Kherson dhe në Donetsk

Pushtimi rus/ Zelensky: Kemi shënuar përparime në Kherson dhe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk ka shënuar sukses ushtarak vetëm në Liman, por edhe në Kherson, sipas The Guardian.

Gjatë një deklarate, ai tha se forcat ukrainase kanë marrë në kontroll vendbanimet e vogla Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në rajonin e Kherson. Ukraina kërkon gjithashtu të marrë në kotroll disa territore brenda rajonit të Luhanskut.

Kjo do të thotë se Rusia nuk ka kontrollin e plotë të asnjë prej zonave të Ukrainës që ajo njoftoi se do t’i aneksonte të premten.

Zelensky përsëriti zotimin e Ukrainës për të ndëshkuar ata që kishin marrë pjesë në organizimin e “referendumeve” në tokën ukrainase.

Pushtimi rus/ Zelensky: Kemi shënuar përparime në Kherson dhe

“Kohët e fundit, dikush diku ka bërë pseudo-referendume dhe kur të vendoset flamuri ukrainas, askush nuk do ta kujtojë farën ruse me disa copa letre dhe disa aneksime.

Përveç natyrisht, agjencive të zbatimit të ligjit të Ukrainës. Sepse kushdo që është i përfshirë në çfarëdo agresioni ndaj shtetit tonë do të mbajë përgjegjsi.”