TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur disa qarqe në shtetin e Teksasit.
Sipas autoriteteve lokale, pritet që bilanci tragjik të rritet edhe më tej, ndërsa dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur.
Një video tronditëse e xhiruar nga qytetari Gavin Walston nga një urë në Autostradën Shtetërore 480, ka bërë xhiron e rrjetit. Në video shihet momenti nisin të rriten shpejt prurjet e lumit. Pamjet kanë nxitur reagime të forta dhe thirrje për ndihmë urgjente.
Video from Center Point, Texas shows how quickly the flood waters rose and overtook the San Antonio St/480 bridge.
???? Gavin Walston
???? 29.94559, -99.037372 pic.twitter.com/ipThc444Rb— John Sitarek (@JohnSitarek) July 5, 2025
Përmbytjet goditën fuqishëm edhe Kampin Mystic, një kamp veror për vajza të krishtera që po strehonte rreth 750 persona. Sipas autoriteteve 5 vajza kanë humbur jetën, 27 vajza janë ende të zhdukura, shumica e moshës së mitur.
Fëmijët më të vegjël ishin vendosur në shtëpi pranë bregut të lumit, ndërsa të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj qëndronin në zona më të larta, por përmbytja përfshiu gjithë kampin me shpejtësi të frikshme.
Video from Center Point, Texas shows how quickly the flood waters rose and overtook the San Antonio St/480 bridge.
???? Gavin Walston
???? 29.94559, -99.037372 pic.twitter.com/ipThc444Rb— John Sitarek (@JohnSitarek) July 5, 2025
Bilanci tragjik sipas qarqeve:
• Qarku Kerr: 43 të vdekur (15 fëmijë dhe 28 të rritur)
• Qarku Travis: 4 viktima
• Qarku Burnett: 2 viktima
• Qarku Kendall: 1 viktimë
• Qarku Tom Green (San Angelo): 1 viktimë, një grua 62-vjeçare,
Guvernatori i shtetit, Dan Patrick, konfirmoi për “Fox News” se:
“Numri i të vdekurve tani ka arritur në 59. Fatkeqësisht, presim që ky numër të rritet më tej”, u shpreh ai.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë në terren dhe po vazhdojnë operacionet për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të lokalizuar personat e zhdukur.
Situata mbetet kritike, me shumë zona ende të pakalueshme për shkak të nivelit të lartë të ujit.