BOTA, 15 Shtator 2023, 15:21

Pas takimit me Putinin dhe diskutimeve për armët bërthamore, Ukraina shpall Kim Jong Un “armik të shtetit”

Pas takimit me Putinin dhe diskutimeve për armët bërthamore,

Një grup i lidhur me qeverinë ukrainase ka shtuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili vizitoi Rusinë dhe mbështeti Putinin, në listën e armiqve të shtetit.

“Lëvizja e liderit Kim Jong-un tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kim, i cili shkoi në Rusi me tren të blinduar, pavarësisht kërcënimit të SHBA-së për të “paguar çmimin”, u takua me Putinin dhe mbështeti hapur pushtimin në Ukrainë.

Kjo lëvizje e Kim zemëroi ukrainasit, ndaj grupi i quajtur “Mirotvorets”, i cili është i lidhur me qeverinë ukrainase, raportoi se Kim është shpallur edhe “armik kombëtar”. Në listë është gjithashtu lideri i Kazakistanit, Kassym Comert Tokayev, korrespondenti i NBC, News Keir Simmons, por edhe ylli i filmave për të rritur, Eva Elfie.