BOTA, 29 Mars 2023, 16:17

Netanyahu i kundërpërgjigjet Bidenit: Ne nuk marrim vendime nën presionin e jashtëm

Netanyahu i kundërpërgjigjet Bidenit: Ne nuk marrim vendime nën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi me zemërim sot ndaj apelit të presidentit amerikan Joseph Biden, i cili i bëri thirrje atij të braktiste planet e tij për reformës në drejtësi.

"Ata nuk mund të vazhdojnë në këtë rrugë," u tha Biden gazetarëve, duke shkaktuar një përgjigje nga kryeministri izraelit në Tëitter, ku ai tha se Izraeli do të marrë vendimet e tij, "jo vendime të bazuara në presionin nga jashtë".

Shkëmbimi i mesazheve midis Bidenit dhe Netanyahut pasoi protestat masive të kësaj jave që sollën Izraelin në bllokim dhe detyruan qeverinë të pezullojë përkohësisht procesin e reformës në drejtësi.

Protestat në Izrael janë intensifikuar që kur Netanyahu u kthye në pushtet në fund të vitit të kaluar si qeveria më e djathtë dhe nacionaliste në historinë e Izraelit dhe njoftoi se kompetencat e gjyqësorit do të kufizoheshin.

Arritja e planeve të kryeministrit izraelit do t'i jepte qeverisë aftësinë për të marrë kontrollin e plotë të komitetit që emëron gjyqtarët dhe përfundimisht do t'i hiqte Gjykatës së Lartë kompetencat kryesore, siç është fuqia për të rrëzuar ligjet që i konsideron jokushtetuese.