TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka tërhequr trupat ruse nga qyteti strategjik Lyman, në Ukrainën lindore.
“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira”, thotë ministria.
Krasnyi (i kuq) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, në të cilin forcat ukrainase thonë se kanë hyrë. Rusia i quan trupat e saj “aleate” me luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska.
Gjatë ditës së sotme, ushtria e Ukrainës njoftoi se kishte rrethuar disa mijëra ushtarë rusë në Liman, një qendër me rëndësi kritike për Moskën.
Trupat ukrainase rrethuan 4-5 mijë ushtarë rusë, të cilët nuk luftuan, por u larguan nga qyteti.
UKR drone footage shows hundreds of Russian troops, leaving Lyman via Zarichne yesterday with their heavy weapons.
— Julian Röpcke???????? (@JulianRoepcke) October 1, 2022
Despite the Ukrainian surveillance of the massive withdrawal, no artillery or other impacts can be seen.
So feel free to think what you want. I see a green corridor. pic.twitter.com/UBaGXjQMcO
Lyman është në rajonin e Luhanskut, të cilin Putini e shpalli territor rus ditën e djeshme dhe kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për ta mbrojtur. Megjithatë, Luhansk njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas, ashtu si edhe rajonet e tjera të aneksuara nga Rusia.