BOTA, 1 Tetor 2022, 17:13

Liderit çeçen i humbet durimi me Putinin: Merr masa drastike, përdor armë bërthamore

Liderit çeçen i humbet durimi me Putinin: Merr masa drastike,

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, tha sot se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë pas disfatës së re në fushën e betejës.

Në një postim në Telegram që kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore.”

Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.

Ndërkohë, ushtria ukrainase ka hyrë në qytetin e Limanit, në Ukrainën lindore forcat ruse janë tërhequr në rrezik për t’u rrethuar.