BOTA, 23 Maj 2022, 14:17

Biden tha se do të mbrojë Tajvanin me çdo kusht, reagon Kina

Biden tha se do të mbrojë Tajvanin me çdo kusht, reagon Kina

Kina ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili u zotua nga Tokio se do të mbrojë me çdo kusht Tajvanin, duke mos përjashtuar ndërhyrjen ushtarake, në rast të sulmeve kineze.

Pekini i bëri thirrje presidentit amerikan të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Kinës.

Pas përfundimit të Luftës Civile në Kinë në 1949, .Tajvani drejtohet nga një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Pekini ka ende shpresa të “ribashkojë” ishullin me “atdheun mëmë”.

Për këtë arsye Biden nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës, veçanërisht nëse autoritetet tajvaneze e shpallin zyrtarisht ishullin të pavarur.

Biden konfirmoi sot nga Tokio se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë ushtarakisht Tajvanin nëse Pekini pushton ishullin.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e fortë, vullnetin e fortë dhe aftësinë e fortë të popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe integritetin territorial ”, tha Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në përgjigjen e tij ndaj Bidenit.

“Ne i bëjmë thirrje me forcë Shteteve të Bashkuara që të përmbahen nga dërgimi i mesazheve të rreme për forcat separatiste në Tajvan,” shtoi ai.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Tajvanit falënderoi sot Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre.

Ministria tha se mirëpret dhe falënderon Biden dhe qeverinë amerikane për riafirmimin e angazhimit të tyre ndaj Tajvanit, duke shtuar se qeveria e ishullit do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj dhe të thellojë bashkëpunimin e saj me vende si SHBA dhe Japonia për të mbrojtur sigurinë e saj.