AKTUALITET, 12 Mars 2020, 17:55

"Blue Star Mykonos" rezulton i pastër, Greqia regjistron 117 raste me koronavirus, mes tyre dhe dy punonjës mediash

"Blue Star Mykonos" rezulton i pastër, Greqia regjistron 117

Numri i të prekurve në Greqi është rritur në 117 raste pas përditësimit të fundit të shifrave nga ministri i Shëndetësisë Sotiris Tsiodras.

Në fakt, aty ku i ngrit një alarm i madh, në ishullin Limnos me ”Blue Star Mykonos”, personi i cili kishte shfaqur simptoma dhe dyshohej për koronavirus rezultoi negativ duke hedhur poshtë mundësinë që të kishte infektuar 115 personat e tjerë që ishin vetëkarantinuar.

Por një punonjës i gazetës së Kathimerinit si dhe një tek kanali televiziv grek ERT janë konfirmuar me koronavirus. Ndërkohë Greqia qëndron në vend të parë sa i përket numrit të të prekurve nga koronavirusi me vetëm një viktimë. Shteti ka marrë masa duke mbyllur institucionet shtetërore bashkë me ato arsimore dhe duke boshatisur restorantet e lokalet.