AKTUALITET, 12 Mars 2020, 15:16

Koronavirusi në Itali/ Përse vdes një ndër 16 persona të infektuar

Koronavirusi në Itali/ Përse vdes një ndër 16 persona

Ekspertët paralajmërojnë se popullsia në plakje e Italisë, si dhe fakti që mijëra raste të simptomave të buta kanë kaluar pa u vënë re, janë përgjegjës për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi, aktualisht me përqindjen më të lartë në botë, thonë ekspertët, sipas një raporti të gazetës britanike “Daily Mail”.

Pas Kinës, Italia ka shumicën e rasteve të Covid-19. Deri më tani, numri i të prekurve vlerësohet në 12.149, ndërsa numri i vdekjeve është 827.

Në Itali, pothuajse një e katërta e popullsisë është mbi 65 vjeç, që do të thotë se rreziku i vdekjes nga virusi është më i lartë, thonë ekspertët.

Vlen gjithashtu të përmendet se shumica e rasteve të virusit u gjetën në një zonë relativisht të vogël, në Lombardi, duke shkaktuar asfiksi në spitalet e afërta.

Italia ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në të gjithë botën, pasi një në 16 persona, i cili është i infektuar me Covid-19 vdes, sipas të dhënave më të fundit.

Shkalla e vdekshmërisë së italianëve të infektuar me virus arrin në 6.22%, sipas të dhënave më të fundit.

Në të kundërt, shkalla e vdekshmërisë në Kinë është 3.91%, megjithëse shumë shkencëtarë besojnë se nuk përputhen me të dhënat reale pasi shumë raste ndoshta nuk janë regjistruar.

Në lidhje me popullsinë e saj në plakje, Italia ka përqindjen më të madhe të të moshuarve në Europë.

22.6% e qytetarëve të saj janë mbi 65 vjeç ndërsa mosha mesatare e tij është 47.3 vjeç. Në Britani mosha mesatare e banorëve është 40.6 vjeç dhe në SHBA 38.5 vjeç.

/TPZ.AL/