AKTUALITET, 12 Mars 2020, 17:16

VIDEO/ Rama nuk përmbahet dot, u fanepset njerëzve në çdo celular për të sharë mediat

VIDEO/ Rama nuk përmbahet dot, u fanepset njerëzve në çdo


Edi Rama nuk përmbahet dot. Ai u është futur abonentëve të kompanive celulare edhe në telefonat e tyre, duke u bërë thirrje atyre të hapin dritaret dhe të ruhen nga mediat”. Kur ti merrje një të njohurin tënd në telefon, përpara se të lidheshe më të në celular të shfaqej zëri i kryeministrit që ndërhyn brutalisht në një marrëdhënie private për të sharë mediat e vendit të tij, që deri më tani i kanë bërë jehonë tre skandaleve: maskave të skaduara, mjekeve qe shkojnë të papajisur tek të infektuarit dhe gënjeshtrave të zv.ministres së Shëndetësisë, për pacienten tashmë të vdekur.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga mediat. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!,“-shprehet kryeministri. Dhe vëtëm pasi qytetari ka dëgjuar këtë shfryrje ndaj mediave  telefonata ndërpritet.

Kompanitë celulare në vend janë ‘dorëzuar’ përballë tij duke mos u mjaftuar vetëm me një mesazh të shkruar që ka mbërritur tek qytetarët, por duke i dhënë akses Kryeministrit për të depërtuar mesazhin e tij audio në thirrjet private të shqiptarëve. Pra, nëse telefonon mamin, babin apo dikë tjetër, në celular të shfaqet Edi Rama që shan gazetarët dhe Tv-të.

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/Video_20200312164626130_by_videoshow.mp4"][/video]