TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Gjermane në Tiranë ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që janë duke aplikuar për viza apo në proces pritje të saj.
Për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, që nis ditën e premte, masë e marrë nga qeveria sot si pasojë e situatës që ka shkaktuar koronavirusi në vend dhe përpjekjeve për ta frenuar përhapjen e tij, ambasada njofton se sektori i vizave do të jetë i mbyllur, por nëse masat nuk ndryshojnë, as ky sektor nuk do të hapet.
Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:
+++ E rëndësishme: Informacione mbi Sektorin e Vizave të Ambasadës Gjermane +++
Për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte, më 13.03.2020, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj.
Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prejt të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri.
Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet.