AKTUALITET, 12 Mars 2020, 17:42

Denoncimi Albana Vokshit: Asnjërës prej sanitareve në spitalin e Durrësit nuk iu është bërë testi i koronavirusit

Denoncimi Albana Vokshit: Asnjërës prej sanitareve në spitalin e


Ish-deputetja Albana Vokshi shkruan në faqen e saj në Facebook se asnjëra nga sanitaret që i ka shërbyer gruas që vdiq nga koronavisuri, nuk i është bërë testi. Sipas Vokshit, të 9 sanitaret janë në shtëpitë e tyre të rrethuar nga njerëz.

Denoncimi i plotë i Albana Vokshit:

Sot, kam marrë disa shqetësime nga punonjës të Spitalit #Durrësit. Asnjë prej sanitareve që kanë shërbyer për 3 ditë në dhomën ku ka humbur jetën zonja 73 vjeçare, nuk i është bërë testi i #coronavirusit. Secila prej 9 sanitareve është në shtëpi, rrethuar nga familjarë e të afërm. Gjithësecili prej tyre rrezikon të jetë i ekspozuar ndaj virusit.

Task Forca, të marrë masa për të testuar cdo qytetar që ka qenë i ekspozuar e në kontakt me të ndjerën si dhe me personat që kanë qenë në dhomën e saj apo në ambjentet ku ajo ka kaluar, apo dhomat e mjekëve.

#JoPanikut

#PoShërbimitNdajQytetarëve