BLOG, 21 Maj 2022, 12:24

Teknologjitë e së ardhmes. Idetë që do të ndryshojnë botën (Pjesa e tretë)

Teknologjitë e së ardhmes. Idetë që do të

Robotët e vegjël hibridë, të prodhuar nëpërmjet përdorimit të qelizave burimore nga embrionet e bretkosave, mund të përdoren një ditë për të “lundruar” brenda trupave tanë drejt zonave specifike që kërkojnë ilaçe, apo edhe për të mbledhur mikroplastikët në  oqeane.

Këto janë makineri të reja të gjalla. Nuk janë robotë tradicionalë, dhe as një specie e njohur kafshësh. Është një klasë e re artefaktesh, një organizëm i gjallë dhe i programueshëm– thotë Xhoshua Bongard, shkencëtar i kompjuterave dhe ekspert i robotikës në Universitetin e Vermontit, SHBA, që ka bashkë-zhvilluar robotët me përmasa vetëm disa milimetra, të njohur si ksenobotët.

Duket se sot nuk mund të jetojmë dot pa internet. E megjithatë vetëm rreth gjysma e popullsisë së botës është e lidhur me të. Kjo për shumë arsye, përfshirë arsyet ekonomike dhe sociale. Por për disa interneti nuk është i aksesueshëm pasi nuk kanë lidhje. Google po përpiqet dalëngadalë të zgjidhë problemin duke përdorur balonat e heliumit, për të transmetuar internetin në zona të paarritshme.

Ndërkohë Facebook ka braktisur planet për të bërë të njëjtën gjë duke përdorur dronët. Kjodo të thotë se kompani si Hiber janë në pararojë. Ato po përdorim një qasje të ndryshme,duke lëshuar në orbitën e ulët të Tokës rrjetin e tyre të mikrosatelitëve, që kanë madhësisë enjë kutie këpucësh.

Ato aktivizojnë një modem në kompjuterin ose pajisjen tuaj kur fluturon aty pranë. Satelitët rrotullohen rreth Tokës 16 herë në ditë, dhe po përdoren tashmë nga organizata si The British Antarctic Survey për të ofruar qasje në internet edhe vendet me klimën mëekstreme të planetit tonë.

Fikja e zjarreve në pyje nëpërmes valëve zanore

Një ditë zjarret në pyje mund të fiken nga dromët, që do të krijojnë zhurma të forta poshtëpemëve. Meqë zëri përbëhet nga valë presioni, ai mund të përdoret për të trazuar ajrin

që rrethon një zjarr, duke e ndërprerë furnizimin me oksigjen të zjarrit. Në frekuencën e duhur zjarri shuhet, dhe këtë e treguan kohët e fundit studiuesit në Universitetin XhorxhMejzën Virxhinia, SHBA, me fikësin e tyre zanor. Me sa duket, frekuencat bassfunksionojnë më mirë.

Bateri makinash që karikohen për 10 minuta

Karikimi i shpejtë i makinave elektrike, shihet si çelësi i zgjerimit të shpejtë të përdorimit tëtyre. Në këtë mënyrë, shoferët mund të ndalen në një stacion shërbimi dhe ta karikojnëplotësisht makinën e tyre për aq kohë sa u duhet për të pirë një kafe dhe për të shkuar nëtualet.

Por karikimi i shpejtë i baterive litium-jon mund t’i degradojë bateritë, thonë studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA. Kjo për shkak se rrjedha e grimcave të litiumit të njohura si jone, nga një elektrodë në tjetrën për të ngarkuar njësinë dhe për të ruajtur energjinë, nuk ndodh pa probleme gjatë karikimit të shpejtë në temperatura më të ulëta.

Por ata kanë zbuluar se nëse bateritë mund të ngrohen në temperaturën 60°C për vetëm 10 minuta, dhe më pas të ftohen me shpejtësi sërish në temperaturën e ambientit, dhe do të shmangej dëmtimi nga nxehtësia. Projekti parashikon një bateri që vetë-ngrohet, duke përdorur një fletë të hollë nikeli, e cila krijon një qark elektrik, dhe që nxehet në më pak se 30 sekonda për të ngrohur pjesën e brendshme të baterisë.

Ftohja e shpejtë që do të nevojitet pas ngarkimit të baterisë, realizohet nëpërmjet sistemit tëftohjes të vendosur në makinë. Studimi i tyre, tregoi se ata mund të karikonin plotësisht një automjet elektrik brenda 10 minutash.

Neuronet artificiale në çipat e silikonit

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të bashkuar neuronet artificiale tek çipat e silikonit, duke imituar neuronet në sistemin tonë nervor, dhe duke kopjuar vetitë e tyre elektrike.Derimë sot neuronet kanë qenë si kutit e zeza’. Por ne kemi arritur ta hapim dhe të shohim brenda– thotë profesor Alen Nogare, nga Universiteti i Bath, që drejtoi projektin.

“Puna jonë po e ndryshon paradigmën, sepse ofron një metodë të fuqishme për të riprodhuar vetitë elektrike të neuroneve reale në detajet më të vogla. Por është më e rëndësishme, sepse neuroneve tanë u duhen vetëm 140 nanovat fuqi. Kjo është një e miliarda e kërkesës për energji nga një mikroprocesor”- thotë ai. Studiuesit shpresojnë që puna e tyre mund të përdoret në implantet mjekësore, për të trajtuar sëmundjen të tilla si ato të zemrës dhe Alzheimeri, pasi kërkon kaq pak energji.

OKB-ja parashikon se deri në vitin 2050, bota do të ketë 2 miliardë njerëz më shumë, duke krijuar një kërkesë shtesë për ushqim prej 70 për qind. Deri në atë kohë, 80 për qind prej nesh do të jetojnë në qytete, dhe shumica e ushqimit do të transportohet drejt zonave urbane.

Kësisoj, fermat e ankoruara në det ose liqene në brendësi afër qyteteve do të reduktonin kostot e transportit. Por si do të ishin këto lloj fermash? Një projekt i arkitektit Havier Pons i kompanisëForward Thinking Architecture tregon një strukturë 24 metra të lartë, me 3nivele me panele diellore në krye për të siguruar energji.

Në nivelin e mesëm do të kultivohet një shumëllojshmëri perimesh në një sipërfaqe prej 51.000 m 2, duke përdorur jo tokë, por lëndë ushqyese. Këto lëndë ushqyese por edhe lëndë bimore do të bien në shtresën e poshtme për të ushqyer peshqit, të cilët kultivohen në një hapësirë ​​të mbyllur.

Një fermë e vetme Smart Floating me përmasa 350 x 200 m do të prodhonte rreth 8.1 ton perime dhe 1.7 ton peshk në vit. Njësitë janë krijuar për tu bashkuar, gjë që është e dobishme pasi do të na duhen shumë prej tyre. Për shembull Dubai, importon çdo ditë 11.000 ton fruta dhe perime. / ScienceFocus – Përktheu Bota.al