BLOG, 8 Maj 2023, 10:51

Piramida, provë e gjallë se sa shumë pushtetarët e urrejnë këtë qytet

Piramida, provë e gjallë se sa shumë pushtetarët e

Nuk me ka pelqyer kurre piramida.
Qe nga koha kur eshte ndertuar, perzgjedhja per te shkuar me nje formes piramidale, qe sipas psikologjise Jungiane te 1900, qe shpjegon formen e piramides per te ilustruar fazat e zhvillimit te psikikes njerezore nga papjekuria ne pjekuri, qe arrihet vetem ne maje, te nje piramide nevojash (Maslow), nje hierarki nevojash qe nisin nga baza me ushqimin dhe nevojen per te marre fryme deri te kulmi ku eshte vetrealizimi por edhe me tej tek ngjashmeria me nje piramide egjiptiane per te depozituar perjetesisht mumjen e nje faraoni, me qellimin e vetem per ta lartesuar ate edhe pas vdekjes, dhe deri te sjellja e saj ne kontekstin shqiptar, ku arsyeja e ndertimit te saj s’ishte i ndryshem, serisht nga pushteti, per pushtetin.
Sikur te mos mjaftonin bustet ne sheshe dhe fotografite A4 neper zyra, (qe u zhduken me renien e sistemit), pergjate aksit me te rendesishem te qytetit me te rendesishem te vendit, duhet te shkembeheshe edhe me nje godine qe u ndertua e dedikuar plotesisht per nje INDIVID, qe e la Tiranen, e gjithe Shqiperise, se paku 5 dekada mbrapa mundesive per zhvillim.
Por, duke qene se piramida u ndertua, dhe pse me nje perdorim shume afatshkurter per misionin qe u ngrit, ajo qe ngeli si trashegimi ishte nje ngrehine betoni qe priti e percolli funksione te ndryshme, nga qender konferencash per Nato-n deri te Seline e perkohshme te Top Channel, derisa ne 20 vitet e fundit ishte nje deshmi e gjalle e braktisjes dhe degradimit, njejte si forma e regjimit qe na e solli. Ajo ishte e destinuar te mbarte te njejtin fat tragjik sepse ishte produkt i nje te kaluar te hidhur, demode, te pasofistikuar.
Debatet per Piramiden, ta mbajme apo ta vrasim, me shpresen se mbase bashke me te, vrasim e nje pjese te te kaluares, u vulosen ne 2011, kur u mblodhen 6000 firma nga qytetaret, nisme e marre nga i ndjeri Ardian Klosi per te mos e prishur. Keshtu, ngrehina i shpetoi vdekjes por jo vetmise.
Duke qene se, qellimi i ndertimit te nje vepre arkitekturore eshte perdorimi, e nese do me duhet te zgjidhja nese dua ta le nje objekt te vdes ne bulevard apo ti jap nje qellim per te jetuar, do te zgjidhja kete te dyten.
Kur mora vesh para tre vjetesh lajmin qe Piramida do merrte nje faqe te re, nuk u trishtova aq sa kur mora vesh kush e fitoi konkursin. Kur pashe projketin kuptova sesi estetika eshte dicka qe duket sikur i rri ngushte udheheqesve te ketij vendi, ne cdo kohe. Deshira per ta pare kete qytet me vizion por ndonjehere dhe me vetedije, qe po edhe ata vet i perkasin ketij qyteti, duket sikur venitet sa me larte piramides ngjitesh.
Sot, piramida me pelqen shume me pak nga sa me pelqente ne te kaluaren, ndonese sot qellimi per te cilin do perdoret, fatmiresisht ka ndryshuar. Kjo sepse, nese Piramida e se djeshmes do vlente se paku nga ana arkitektuore, si nje perpjekje e fillimit te tentative e mekur per te bere nje arkiteture moderne, pas stilit racional te godinave deri ne ato vite. Piramida e te sotmes eshte nje pacavure pa stil, pa gjuhe arkitektonike, pa ndjeshmeri dhe prove e gjalle sa shume pushtetaret e urrejne kete qytet.

*Autorja është diplomuar për arkitekturë