BLOG, 26 Prill 2023, 12:55

108 vite nga “Traktati i Fshehtë i Londrës”, përfshinte ndarjen territoriale të Shqipërisë

108 vite nga “Traktati i Fshehtë i Londrës”,

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, solli sot në vëmendje 26 prillin e vitit 1915, datë kur 108 vite më parë u firmos Pakti i Londrës.

Italia nënshkroi Paktin e Londrës me fuqitë e Antantës, Britaninë, Francën dhe Rusinë.

“Traktati i Fshehtë i Londrës”, siç njihet ndryshe ky pakt në historiografi, ishte një ngjarje me peshë të madhe në historinë e Shqipërisë, pasi përfshinte plane për ndarjen territoriale të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell 2 nenet që prekën drejtpërdrejt Shqipërinë.

Neni 6, sipas të cilit, “Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi Vlorën, ishullin e Sazanit dhe territorin përreth”.

Neni 7 përcaktonte se, “pjesa qendrore e Shqipërisë është e rezervuar për krijimin e një shteti të vogël të pavarur autonom dhe Italia nuk do të kundërshtojë ndarjen e Shqipërisë së Veriut dhe Jugut midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë”.

Kongresi i Lushnjës, vite më vonë, vendosi pas shumë diskutimesh që të bëheshin protesta të ashpra kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës.

108 vite nga “Traktati i Fshehtë i Londrës”,

108 vite nga “Traktati i Fshehtë i Londrës”,

108 vite nga “Traktati i Fshehtë i Londrës”,

108 vite nga “Traktati i Fshehtë i Londrës”,