BLOG, 27 Prill 2023, 13:54

Gratë e Ndrangheta-s

Gratë e Ndrangheta-s

Si çdo nënë e re krenare, Bruna Morabito, donte që të afërmit ta shihnin fëmijën e saj. Por kur vëllai i saj, GiovanniRingoMorabito, hyri në banesën e saj, ai nuk pranoi që ta shikonte fëmijën. Përkundrazi, ai nxori një armë dhe e qëlloi mbi të 4 herë, kryesisht në fytyrë.

Xhaxhai i tyre ishte Giuseppe Morabito, një nga kumbarët kryesorë të Ndrangheta-s, mafiassë frikshme që e ka bazën në rajonin italian të Kalabrisë. Në sytë e vëllait të saj, krimi i Brunës ishte se u përpoq të çlirohej nga organizata mafioze. Pasi u diplomua për drejtësi, ajo e braktisi bashkëshortin e parë si dhe qytetin e saj të lindjes Africo Nuovo, dhe po jetonte me një burrë tjetër në Siçili.

Çishte më e keqja në sytë e familjes së saj, babai i fëmijës së saj ishte një punonjës i policisë.Ndrangheta ushtron atë që John Dickie, një historian i mafias italiane, e quan një kontroll thuajse të një stili taleban mbi seksualitetin e grave në orbitën e saj.

Ai e krahason rolin e grave me atë të pasardhësve të sundimtarëve mesjetarë, dhe përdorimi i tyre kryesor është të vulosin aleancat dhe të parandalojnë grindjet midis dinastive tëNdrangheta-s. Vajzat deri në 1314 vjeç u premtohen të rinjve me një status të përshtatshëm për të pasur një karrierë në botën e krimit, dhe nga ato pritet që nisin të kenë fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur”-thotë Dickie, që ka qenë këshilltar i autorëve të një miniseriali të ri televiziv mbi këtë organizatë mafioze.

Ky seria, nxjerr në pah vuajtjet e grave të lidhura me mafian më pak të njohur të Italisë sesa për shembull Cosa Nostra. Good Mothers” (Nënat e mira), është përshtatur nga një libër me të njëjtin titull nga një autor tjetër britanik, Alex Perry, dhe ka nisur të transmetohet SHBA dhe më shumë vende të tjera të botës që nga data 5 prill.

Nënat e mira, bazohet në ngjarje reale që filluan të ndodhin në vitin 2009, 3 vite pas vrasjes së Bruna Morabito. Ajo rrëfen historitë e 4 grave të tjera që guxuan të sfidonin Ndrangheta-n. Po ashtu, fokusohet në punën e një prokuroreje grua (emri i saj ndryshoserial), e cila ishte e para që e kuptoi se gratë ishin një hallkë potencialisht e dobët në mbrojtjen e frikshme që ka kjo organizatë.

Ky serial nuk bart asnjë nga magjepsja tinëzare që përjetohet nga filma si Godfather dhe shumë prodhimeve të realizuara nga ajo kohë mbi mafien. Ai është i zymtë dhe i pa kompromis. Ne u përpoqëm të ofronim një portret të Kalabrisë që të ishte sa më afër realitetit që të ishte e mundur”- thotë Elisa Amoruso, bashkë-drejtuese e serialit.

Aktorët janë të gjithë kalabrezë, dhe disa nga rolet e vogla luhen nga vendas që kanë pak ose aspak përvojë të mëparshme në aktrim. Amoruso thotë se problemi kryesor që hasën ishte gjetja e vendeve të përshtatshme të xhirimit. “Ishte e qartë që ne nuk mund të filmonim në vendet ku këta njerëz jetojnë vërtet. Producentët e kuptuan që në fillim se nuk do të ishin të mirëpritur nëse e bënin këtë– shton ajo.

Në serial bie në sy talenti i Gaia Girace, që luajti rolin e Lila-s3 sezonet e para të adaptimit televiziv të libritMy Brilliant Friend (Miku im i shkëlqyer). Francesco Colella, babai i saj në filmin “Nënat e mira, intepretoi në mënyrë të shkëlqyer prindin e dhunshëm. Ndërsa Valentina Bellè arrin një ekuilibër të ndërlikuar midis një shërbëtoreje shpirtërore, me një vështrim të egër, dhe qenies se një nëne të kujdesshme por edhe një viktimë që hesht.

Në jetën reale, grave të Ndrangheta-s u jepen ndonjëherë role ndihmëse. Ata bartin mesazhet, kujdesen për të arratisurit dhe madje mbledhin paratë e gjobave që u vendosen bizneseve. PorAmoruso thotë se “ato janë gra që ekzistojnë në një botë të krijuar tërësisht nga burrat. Këto gra janë të padukshme, madje edhe në Itali”– shton ajo. Vendosja e tyre në qendër të vëmendjes nuk do ti pëlqejë Ndrangheta-s. Sepse kjo organizatë kriminale ka mbajtur një profil shumë më të ulët se Cosa Nostra e Siçilisë apo Camorra napolitane.

Në pjesën më të madhe, Ndrangheta ka arritur të sigurojë përmes sjelljeve mizore edhe nënshtrimin e grave të saj. Bruna Morabito mbijetoi, edhe pse me dëmtime të pakthyeshme të trurit. Një raport mbi apelimin e vëllait të saj, dënimi i të cilit u ul në 8 vite e 10 muaj, shkruante në mënyrë lakonike: Pas një periudhe të gjatë trajtimi spitalor, ajo u kthye në shtëpi te familja e saj në Africo Nuovo”. / “The Economist”-Përktheu Bota.al