BLOG, 23 Nëntor 2021, 17:10

Dikush duhet të procedohet për skandalin e përgjimeve

Dikush duhet të procedohet për skandalin e përgjimeve

Dikush duhet të procedohet për skandalin e përgjimeve, ose si krim shtetëror, ose si papërgjegjshmëri për deklarata kaq të rënda për shtetin

Papërgjegjshmëri e plotë deklarata e Presidentit Ilir Meta në “Çim Peka live”. Presidenti deklaroi: “Mua mē përgjohet telefoni nga shërbimet e brëndëshme dhe të jashtëme.”

Tre gazetarët e kaluan si një gjë normale këtë. Kjo sepse imoraliteti dhe korrupsioni mediatik në shërbim të korrupsionit dhe krimit politik janë nē shërbim të njëra-tjetrës. E madje kēto TV janë ngritur nga para korrupsioni dhe krimi shtetëror të familjarëve të pushteteve apo klaneve të tyre.

Të njëjtën gjë bëri dhe Sali Berisha, në “Foltoren” me gratë demokrate te dielën kur tha: “se diplomate të huaj më kanë thënë mue, se Lulzim Basha, Peng Basha, i ka thënë atyre se Berisha ka instaluar përgjime në zyrën e kryetarit të PD,”

Në cilindo vend me parametra minimumi normal të një shteti funksional dhe të shtetit të së drejtës, me një media si pushtet i katërt, dhe jo si në Shqipëri sot, ku media është gjobvënëse dhe aleate me bandat politike, ky lajm do të kishte tronditur shtetin.

Në këtë rast ose Presidenti, duhet t'i dërgonte prokurorisë emrat dhe entet e shërbimeve përgjuese dhe të fillonte hetimi, ose për pa përgjegjshmërinë të Presidentit, presioni mediatik, Parlamenti dhe institucionet e tjera shtetërore duhet ta detyronin te jepte dorëheqjen nga posti Presidentit apo ta shkarkonin.

Në një vend ku nuk paska garanci të ruatjes së privacisë dhe sekreteve shtetërore Presidenti, imagjino qytetari i thjeshtë!!!

Përgjimi i telefonave pa një urdhër të prokurorisë për cilindo qytetar në bazë të kushtetutës dhe Kodit Penal përbën krim. Në rastin e Presidentit n.q.s ka ndodhur përbën krim shtetëror.

Skandali përgjimeve të paligjëshme i Watergate, detyrojë Presidentin e Amerikës të japë dorëheqjen, për mos të shkuar në burg për skandalin e përgjimeve te Selisë Partise Demokratike në Washington.

Akti parë që bêri Gerard Ford si President në Oval Office në White House, kur Nikson, nuk kishte zbritur akoma nga Helikopterri Air Force One i largimit nga White House, ishte Pardon i Presidentit Nikson. Përndryshe duhej të merrej si i pandehur nga drejtësia.

Në Shqipëri shteti ka rënë de-fakto. Sot Shqipëria ka sundim politik -ekonomik klanoro-kriminal si “pluralizëm” bandash politike-ekonomike.