BLOG, 21 Nëntor 2021, 10:08

Si mashtroi 'mitralozi' - disa të vërteta për Kryesinë e PD Korçë

Si mashtroi 'mitralozi' - disa të vërteta për

Bishti i qenit bisht qeni mbetet. Mashton njëherë dhe pastaj nuk i ndahesh dot mashtrimit gjithë jetën.  

Në mbledhjen e mitralozit në Degën e Korçës nga 62 anëtarë që ka Kryesia e Degës, kanë qenë prezent rreth 30 persona në sallë.  

Them persona pasi sikurse e konfirmojnë edhe drejtues të Degës së Korçës, mbi 10 veta janë miq e shokë të mitralozit dhe nuk kanë të bëjnë me Kryesinë e Degës. 

Mund t'i numëroni në fotografitë që ka publikuar mitralozi dhe që kujdeset t'i marrë nga kurrizi që të mos dallohen fytyrat. 

Për kryetarët e grupseksioneve që kanë qenë në mbledhje, nëse mitralozi dëshiron, mund t'i jap listën emër për emër.

Dega Korçë ka 22 grupseksione në qytet, 10 në fshat dhe 1 në Pustec, gjithsej 33 grupseksione.  

Mesatarisht çdo grupseksion ka 8-10 delegatë. Nga 33 kryetarë grupseksionesh vetëm 12 prej tyre ishin në mbledhje, 22 të tjerë nuk kanë marrë pjesë. 

Nga këta 12 kryetarë që ishin në mbledhje, nja katër do i lënë leckat mitralozit dhe do vinë në Kuvend në 11 Dhjetor së bashku me delegatët e grupseksioneve të tyre. 

Kush është i zoti në aritmetikën elementare, i bën llogaritë se sa delegatë nga Korça do të vinë në 11 Dhjetor në Kuvend. Ama jo 7 x 7 bëjnë 47.

Akoma më tragjike e ka mitrolozi gjendjen në vendlindjen e tij, në Degën Maliq.  

Në takimin e Kryesisë që u përpoq të organizojë i erdhën vetëm 13 vetë. Nga këta, 6 i kishte kundër, 4 pro dhe 3 nuk diskutuan. 

Nga 10 kryetarë grupseksionesh që ka Dega Maliq, në takim ishin vetëm 3. Nga këta 3 që shkuan në mbledhje, 2 kanë firmosur formularin për Kuvendin në 11 Dhjetor. Vetëm i ati i mitralozit nuk ka firmosur. 

Në total nga 10 kryetarë grupseksionesh në Maliq, 9 prej tyre së bashku me delegatët e grupseksioneve që drejtojnë, do jenë në Tirane me 11 Dhjetor. 

Mitraloz, lufta do burra, por do dhe fishekë. Ti fishekë nuk ke pasur asnjëherë. Për tjetrën ç'te të them?

Mirupafshim në 11 Dhjetor. Të presim të vish në Kuvend.