BLOG, 22 Nëntor 2021, 10:02

HISTORI / Si filluan “telashet” në Irlandën e Veriut, që në 30 vjet shkaktuan mijëra viktima

HISTORI / Si filluan “telashet” në Irlandën e Veriut,

Për 30 vjet Irlanda Veriut ka qenë e prekur nga një periudhë e dhunës sektare vdekjeprurëse e njohur si Telashet” (Troubles). Ajo kohë ishte e mbushur me shpërthime bombash të vendosura në makina, trazira publike, dhe vrasje për hakmarrje që ndodhën nga fundi i viteve 1960 deri në fundin e viteve 1990.

Tensionet dhe aktet e dhunës ishin produkt i konflikteve shekullore midis Irlandës kryesisht katolike dhe Anglisë me shumicë protestante. Tensionet degraduan në dhunë në fundin eviteve 1960, duke shkaktuar rreth 3.600 njerëz të vdekur dhe më shumë se 30.000 të plagosur.

Origjina e trazirave daton në shekujt e luftës, në të cilat populli kryesisht katolik i Irlandës u përpoq të çlirohej nga sundimi britanik (me shumicë protestante). Në vitin 1921, irlandezët luftuan me sukses për pavarësinë e vendit, dhe Irlanda u nda në dy pjesë:Shteti i Lirë Irlandez, ishte thuajse tërësisht katolik, dhe Republika më e vogël e Irlandës së Veriut, e cila ishte kryesisht protestante, por me një pakicë të konsiderueshme katolike.

Ndërsa Irlanda ishte plotësisht e pavarur, Irlanda e Veriut mbeti nën sundimin britanik, dhe komunitetet katolike në qytete si Belfast dhe Derri ankoheshin vazhdimisht për diskriminim dhe trajtim të padrejtë nga qeveria dhe nga forcat e policisë të kontrolluara nga protestantët. Me kalimin e kohës, dy forca kundërshtare u rreshtuan kundra njëra-tjetrës:nacionalistët katolikë kundër besnikëve” (ndaj Anglisë) protestantë.

Gjatë viteve 1960, një brez i ri nacionalistësh të rinj katolikë, filluan që ta shohin lëvizjen për të drejtat civile në SHBA, si një model për ti dhënë fund asaj që ata e shihnin si njëdiskriminim të pacipë anti-katolik në vendin e tyre.

Kishte një diskriminim sistematik sa i përket strehimit dhe vendeve të punës”-thotë Xhejms Smith, profesor i histori në Universitetin e Notrë Dam, u rrit në Belfast. “Punëdhënësi më i madh në Belfast ishte kantieri detar, dhe aty 95 për qind e punonjësve ishin të besimit protestant. Në qytetin e Derrit, me 2/3 e popullatës katolike, zonat elektorale ishin ndarë aq keq saqë politikisht kontrolloheshin prej 50 vitesh nga protestantë”- thekson ai.

Udhëheqësit e rinj nacionalistë si Xhon Hjum, Ostin Kurri dhe Bernadet Devlin refuzuan ta pranojnë statuskuonë. Ata po ndiqnin me vëmendje atë që po ndodhte në Shtetet e Bashkuara, dhe si protestat masive paqësore kishin tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së vështirë të amerikanëve zezakë që jetonin të diskriminuar.

“Ata morën si shembull lëvizjen amerikane për të drejtat civile, dhe një nga këngët e kënduara në Irlandën e Veriut ishte “We Shall Overcome”(ne do t`ia dalim)- shton Smith që në vitin 2017 ka botuar një libër me titull Kujtesa e Telasheve:Kundërshtimi i së kaluarës së fundit në Irlandën e Veriut .

Më 5 tetor 1968, ata planifikuan një marshim proteste përgjatë rrugës Djuk në Derri. Me atë tubim aktivistët nacionalistë donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj politikave diskriminuese të strehimit,kishin sjellë një ndarje de facto përgjatë linjave sektare dhe fetare.

Leja për marshimin u refuzua nga qeveria e Irlandës së Veriut, por protestuesit e kundërshtuan urdhrin dhe u mblodhën më 5 tetor me tabela ku shkruhej Një njeri, një votë!dhe “Rrëzoni sektarizmin!”.Turma filloi të ecte, por u bllokua nga një kordon policori polici mbretërore e Ulsterit (RUC). Kamerat filmuan imazhe të oficerëve të RUC që rrihnin marshuesit me shkopinjtë e gomës.

5 tetori 1968 ishte momentin kur filluan “Telashet”, dhe ato imazhe filmike mbeten tëgdhendura në kujtesën e njerëzve”- thekson Smith. Dhuna policore atë ditë, i shtoi tensionet midis nacionalistëve katolikë dhe protestantëve, dhe krijoi terrenin për përleshje edhe më të dhunshme.

Në ditën e Vitit të Ri, 1969, aktivistët nacionalistë u frymëzuan nga marshimi historik i Martin Luter King Jr. në Selma të SHBA-së, dhe organizuan një marshim nga Belfasti, kryeqyteti i Irlandës së Veriut, deri në Derri, në “kryeqytetin e padrejtësisë” siç e quajtiBernadet Devlin.

Marshimi kalonte në mesin e bastioneve të njohura protestante, ku edhe kërcënimi i dhunës ishte i dukshëm. RUC i shoqëroi protestuesit nacionalistë gjatë marshimit të tyre shumëditor,derisa ata arritën në Urën Bërntolet në periferinë e Derrit.

Në atë moment, kujtojnë protestuesit, policët vendosën helmetat në kokë dhe bënë gatimburojat e tyre, sikur të prisnin trazira. Gjatë asaj kohe një protestant nisi të qëllonte me gurëmbi protestuesit. Disa vendas aty, të vlerësuar në gati 300 persona, ishin mbledhur po ashtu mbi urë dhe në duar mbani shkopinj dhe shufra hekuri.

Disa prej tyre mbanin shiritat e bardhë B-Specials, një njësi ndihmëse e policisë së RUC. Smith thotë se ndërsa protestuesit e gjakosur u larguan mbi lumin e ngrirë për tu mbrojtur, oficerët e RUC qëndruan mënjanë dhe nuk bënë asgjë për ti mbrojtur ata.

Prita në Urën Bërntolet ishte shumë e ngjashme me ngjarjet e 7 marsit 1965, kur marshuesit paqësorë të Selmës kaluan urën Edmund Petus, dhe u rrahën egërsisht nga dhjetëra policë të shtetit Alabamës, me helmeta të bardha në kokë, dhe të armatosur me gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe kamxhikë.

Disa historianë e lidhin fillimin e vërtetë të “Telasheve” me ngjarjet e gushtit të vitit 1969, kur një paradë protestantësh në Derry shkaktoi 3ditë trazira dhe hakmarrje të dhunshme. mbarë Irlandën e Veriut, protestantët organizonin rregullisht parada për të përkujtuar fitoret ushtarake protestante që datojnë që nga shekulli XVII-të.

Në Derri, protestantët planifikuan një paradë më 12 gusht, e cila kalonte pranë një pjese të qytetit që dominohej nga katolikët, Bogside. Këta të fundit e panë paradën si një provokim të drejtpërdrejtë dhe u përgatitën për një përleshje të dhunshëm, duke bllokuar rrugët dhe duke përgatitur kokteje Molotov.

Ashtu siç edhe pritej, nacionalistët u përleshën me protestantët, ndërsa oficerët e RUC nxituan që të shuanin trazirat. Ata u ndeshën me një rezistencë të dhunshme nga katolikët, që i goditën me gurë dhe kokteje Molotov.Beteja e Bogside siç ka mbetur në histori vazhdoi për 3 ditë.

Por dëmet më të rënda u shkaktuan në Belfast, ku turmat protestante të ndihmuara nga B-Specials” sulmuan lagjet katolike dhe dogjën tërësisht 1500 shtëpi. Më 14 gusht, i shokuarnga ajo që po ndodhte,kryeministri i Irlandës së Veriut i bëri thirrje qeverisë britanike të dërgonte trupa për të rivendosur rendin.

Ishte fillimi i një dislokimi disadekadësh ushtrisë britanike në Irlandën e Veriut. Në fillim trupat britanike u mirëpritën nga nacionalistët katolikë, që i shihnin si mbrojtës të mundshëm, por shumë shpejt ushtria zbatoi politikën e diskutueshme të internimit pa gjyq”, ku qindra anëtarë të dyshuar të IRA-s u arrestuan dhe u burgosën pa një proces të rregullt gjyqësor.

Më 30 janar 1972, nacionalistët katolikë në Derri organizuan një marshim për të protestuar kundër politikave të ashpra britanike, por ushtria u thirr sërish për ta ndaluar atë. Kur protestuesit nuk u shpërndanë, trupat hapën zjarr me plumba gome, dhe më pas plumba të vërtetë.

Trembëdhjetë protestues u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një tragjedi që u bë e njohur si E diela e përgjakshme.Gjatë viteve 1970, 1980 dhe 1990, Irlanda e Veriut rjetoi dhjetëra shpërthime bombash dhe sulme sektare të kryera nga grupe paraushtarake nga të dyja anët, si nga IRA ashtu edhe Forca Vullnetare e Ulsterit.

Në mesin e të vrarëve ndodheshin qindra civilë. Telashet morën fund, të paktën zyrtarisht, me nënshkrimin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë në vitin 1998, e cila përcaktoi skemën e ndarjes pushtetit politik, duke i dhënë fund dhunës që zgjati për disa dekada./Perktheu:Bota.al