AKTUALITET, 8 October 2026, 17:45

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys, dyshohet se shoferi ishte me shpejtësi të madhe

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys, dyshohet se

Aksident në afërsi të rreth-rrotullimit, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Një automjet tip Ford është përplasur me murin e një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar i përmbysur në njërën anë pas disa rrotullimeve.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë nga ambulanca e thirrur në vendngjarje për në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit dhe po disiplinon trafikun.

Ndërkohë policia shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave dhe ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka dalë nga rruga ku edhe është përplasur me objektin në anë të rrugës.