LIFESTYLE, 30 September 2026, 22:31

U ndalua në aeroportin e Stambollit pas kthimit nga Franca, aktorja turke rezulton pozitive në testin e drogës

Pas hetimit për përdorim dhe shpërndarje droge nga figura të njohura në Turqi, analizat e aktores Afra Saraçoğlu raportohet se kanë rezultuar pozitive, sipas hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme të Bakırköy. Megjithatë, raporti i plotë zyrtar për rezultatin e saj ende nuk është bërë publik.

Afra Saraçoğlu ndodhej jashtë Turqisë për angazhime profesionale dhe u ndalua në aeroportin e Stambollit më 21 shtator, pas kthimit nga Franca. Ajo iu nënshtrua procedurave të testimit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë, analizat e aktorit Aras Bulut İynemli raportohet se kanë rezultuar negative. Sipas raportit, në mostrat e gjakut, urinës dhe flokëve të aktorit nuk është konstatuar prani e lëndëve narkotike apo substancave stimuluese.