AKTUALITET, 24 Maj 2019, 14:30

Sejamini: BE të distancohet nga deklarata skandaloze e Calaveras

Sejamini: BE të distancohet nga deklarata skandaloze e Calaveras


Analisti i njohur, Neritan Sejamini ka reaguar përmes një postimi në facebook, mbi deklaratat e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genovefa Calavera.

“Deklarata e Genovefa Calaveras, një burokrate e nivelit të ulët të BE-së, e cila justifikon se nuk ka probleme që vonohet drejtësia për dhjetëra mijëra shqiptarë se mungesa e “Gjykatës se Lartë është një çmim që duhet paguar” prej tyre, është një deklaratë skandaloze, e papranueshme, dhunim i hapur i të drejtave themelore të njeriut, dhunim i demokracisë dhe standardeve themelore të BE-së.” –shkruan Sejamini ndërsa shton se deklarata e sotme e Calaveras duhet dënuar me termat më të ashpër.

“Calavera është gjithashtu përgjegjëse direkte për gjendjen ku jemi, sepse kjo reformë mediokre u hartua dhe u mbrojt prej ekipit të saj, të cilët ishin aq të të paafte sa as nuk menduan e parashikuan pasojat shkatërruese të zbatimit në praktikë të propozimeve të tyre mediokre për reformë.

Deklarata e sotme e Calaveras duhet dënuar me termat më të ashpër.

Ndërkohe, i duhet kërkuar Presidentit të BE-së dhe Presidentit të Komisionit Europian të distancohen menjëherë nga qëndrime të tilla të papergjegjshme, të cilat inkurajojnë dhe justifikojnë shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, duke i sjellë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë.” -vijon më tej ai .