SPORT, 24 Korrik 2021, 11:54

Barcelona e kërkon me ngulm, Dybala gati të firmosë kontratën e re me Juventusin

Barcelona e kërkon me ngulm, Dybala gati të firmosë

Paulo Dybala mund ta vazhdojë karrierën në Juventus.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Antun do të takohet me drejtuesit e klubit Bardhezi për të diskutuar rreth kontratës së re.

Sipas “Goal.com” përfaqësuesi argjentinas i ka kaluar gjashtë vitet e fundit në fanellën e “Bianconeri”.

Ai u transferua në Torino në vitin 2015 për 32 milionë euro nga Palermo. Edhe pse së fundmi po përflitej për një kalimtek Barcelona e cila ka shfaqur interes për ta blerë, ai mund ta vazhdojë qëndrimin në “Allianz Stadium”.

Viteve të fundit ai ishte pranë largimit nga Juve, por në fund qëndroi aty.