SPORT, 22 Korrik 2021, 18:28

Milani kërkon pasuesin e Calhanoglu, Enis Bardhi në fokus

Milani kërkon pasuesin e Calhanoglu, Enis Bardhi në fokus

Hakan Calhanoglu u largua tashmë dhe duhet një pasues për të, me Milanin, që ende nuk ka vendosur. Nga Italia vijnë lajme se turkun mund ta zëvendësojë një shqiptar.

Enis Bardhi është një nga fantazistët më të talentuar në La Liga dhe kontrata i përfundon në verën e vitit 2022, teksa rinovimi me Levanten duket i vështirë.

Bardhi kërkon angazhimin në një klub më të madh dhe Milani mund të jetë “streha” e duhur. Gjithçka mund të mbyllet me pak miliona, nisur nga fakti se Bardhi ka edhe 1 vit kontratë.